Azerbajxhan – Mali I Zi forcohen marrëdhëniet
Prej tvteuta28 October 2015
Millo Gjukanoviq kryeministri i Malit të Zi ka theksuar se ka shumë pak shembuj ku brenda një kohe të shkurtër janë vendosur raporte dhe bashkëpunim i afërt politik siç janë ato ndërmjet Malit të Zi dhe Azerbajxhanit. Përkujtojmë që Gjukanoviq ka filluar vizitën në Azerbajxhan me takimin me presidentin e këtij vendi Illham Alijev. Kryeministri Gjukanoviq e ka falënderuar presidentin Alijev dhe qeverinë e republikës së Azerbajxhanit për ftesën dhe mikpritje duke shtuar se marrëdhëniet reciproke të Bakus dhe Podgoricës vërtetojnë miqësinë ndërmjet popujve të dy vendeve.