AVDIU: UJI MUND TË KONSUMOHET PËR PIRJE

Prej tvteuta14:54, 23 Nëntor 2015

Pas më shumë se tre muajve uji nga ujësjellësi i Ulqinit mund të konsumohet për pije.

Kështu kanë rezultuar analizat e fundit të cilat i ka bërë Instituti për Shëndetësi Publike në Podgoricë.

Mostrat janë marrë nga 5 burime të ndryshme në komunën e Ulqinit ,deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Komunale Publike “Ujësjellës dhe Kanalizime”, Fehim Avdiu.

Avdiu u shpreh se deklaratat e ndryshme që kanë qarkulluar në media të ndryshme kohërave të fundit që uji nga ujësjellësi i Ulqinit nuk mund të përdoret për pije ,dyshoj se ishin  dashakeqe,aq më shumë kur me to merren përfaqësuesit e Ujësjellësit Rajonal  të cilët nuk kanë kurrfarë autorizimi të bëjnë inspektimin e ujit,të vetmit që kanë kompetencë janë nga Instituti për Shëndetësi Publike deklaroi ,Z Avdiu .

Rikujtojmë që në analizat e mëhershme figuronte rritje të manganit,kështu që uji nuk mund të konsumohej për pije tash më shumë se tre muaj në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio