Sociale Më shumë

Avdiu- Ndotja e ujit thjesht manipulim për përfitime të Ujësjellësit Rajonal

Prej tvteuta14:45, 2 Nëntor 2015

Problemi me furnizim me ujë të pijshëm cilësor vazhdon të jetë problematik në komunën e Ulqinit. Ka më shumë se tre muaj që informohen qytetarët që nuk lejohet konsumimi i ujit për pije si pasojë e rritjes së manganit .

Shefi i laboratorit në burimin “Bolje Sestre” të Ndërmarrjes publike “Ujësjellësi regjional Bregdeti malazez” Danijella Kosiq-Zhujoviq   ka deklaruar  sot  që uji i cili i shpërndahet qytetarëve të komunës së Ulqinit nuk është për konsum të njerëzve, në mes tjerash edhe për shkak të përqendrimit të lartë të manganit.

“Si ekspert duhet të theksojë brengosjen dhe habinë se për çfarë arsyet uji i tillë i shpërndahet edhe më tej qytetarëve të Ulqinit përkundër mundësisë së furnizimit me ujë të cilësisë së lartë nga ujësjellësi regjional”, theksoi ajo.

Ndërkaq ,Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Ujësjellës Kanalizime” Fehim Avdiu i deklaroi televizionit Teuta se Laboratori në fjalë nuk është aspak kompetent të merret me analizën e ujit,atë e bënë Instituti për Shëndetësi Publike.

Si duket ,qëllimi i gjithë kësaj aferë që po bëhet se kinse uji nuk mund të konsumohet për pije, vjen si rezultat i drejtpërdrejtë të tendencës së Ujësjellësit Rajonal që të fik pompat e ujit që furnizohet mbarë qyteti,për tu lidhur në ujësjellësin rajonal.

Ana e Malit furnizohet nga i njëjti burim,po sikurse të ndalen këto pompa,do mbesin pa ujë rreth 5000 familje,ky është një dskiminim i përgjithshëm,paradoks që nuk mund të realizohet” shprehet drejtori Avdiu.

Ulqini edhe kësaj radhe po bahet Kurban i politikës përfituese të ujësjellësit Rajonal,të cilët Ulqinit ja shesin një metër kub  ujë,0,42 cent,ndërsa qyteteve tjera 0,22 cent.

Situata nuk është aspak e mirë,shumë e komplikime dhe nuk di çfarë ti them qytetarëve tanë,ju them vetëm që neve 30,40 vite kemi shfrytëzuar të njëjtin burim dhe nuk kemi pasur këto telashe-shprehet drejtori Avdiu

  • 1

    Radio