Autostrada: Nga hapja e kanë kaluar 711.000 automjete

Prej tvteuta09:20, 11 Tetor 2022

Gjithsej 711,000 automjete kanë kaluar në seksionin e autostradës Podgoricë – Mateshevë, që nga fillimi i faturimit të kalimeve më 21 korrik e deri më 8 tetor, tregonë të dhënat e kompanisë Monteput.

Numri më i madh i automjeteve ka kaluar më 7 gusht – 14.325, ndërsa javën e kaluar numri i kalimeve gjatë ditëve të javës ka qenë rreth pesë mijë dhe në fundjavë rreth shtatë mijë automjete.

Çmimi i tarifës për kalim në të gjithë seksionin është 1.5 euro për motoçikleta, 3.5 euro për automjetet e pasagjerëve e deri në 17 euro për kamionët dhe autobusët. Për 80 ditët e fundit janë gjeneruar pak më shumë se dy milionë euro.

  • 1

    Radio