Autori i masakrës në Parkland dënohet me burgim të përjetshëm

Prej tvteuta09:10, 14 Tetor 2022

Juria në Shtetet e Bashkuara ia ka falur jetën Nikolas Cruz, por autori i masakrës së Parklendit, ndër më fatalet në historinë e shkollave amerikane, do të kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg. Pas tre muaj proces dhe një ditë reflektimi, juria e ka shpallur Cruz fajtor për 17 vrasje të kryera në ish-shkollën e tij në Parklend të Floridës, 4 vjet e gjysmë më parë.Verdikti përfundimtar do të shpallet më 1 nëntor.
Familjarët e viktimave nuk e kanë fshehur pakënaqësinë ndaj faktit se dënimi me vdekje as që u përmend. Disa prej tyre u larguan nga salla e gjyqit të përlotur.
Pavarësisht rrethanave rënduese të të pandehurit, juria mori parasysh faktorë lehtësues si problemet mendore të tij dhe fëmijërinë e vështirë.
Më 14 shkurt të 2018-s, Nikolas Cruz hyri i armatosur deri në dhëmbë në ish-shkollën e mesme të tij. Ai vrau 14 studentë dhe 3 punonjës të shkollës, si dhe plagosi 17 të tjerë.

  • 1

    Radio