ATHINA, MENDON NJOHJEN E KOSOVES
Prej tvteuta13 August 2015
Përplasjet e kohës së fundit mes Athinës dhe Beogradit mund të rezultojnë me lëvizjen e Greqisë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore. Raportet e të përditshmes prestigjioze greke “Kathimerini”, e cila citon “qarqe të politikës së jashtme” në Athinë, shprehin pakënaqësinë greke me lëvizjet ndërkombëtare të Beogradit në lidhje me Kosovën dhe kontestin e emrit me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (FYROM).