Politikë Më shumë

Ashensori luhat postin e kryetarit të Komunës së Ulqinit

Prej tvteuta14:57, 16 Tetor 2015

Kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu sot në një deklaratë për shtyp tha se ky subjekt politik nuk do të lejojë në asnjë mënyrë devastimin e Kalasë si monument kulturoro-historik, dhe se ndërtimi i ashensorit në lokacionin e paraparë i jep fund mbështetjes së kësaj partie për kryetarin Gjeka i cili më heret si kryetar i Komunës dhe si kryetar i komisionit ka marr vendimin për ndërtimin e ashensorit në vendin në të cilin devastohet kalaja. Kryetari Cungu ndër të tjera I drejtohet kryetarit  Gjeka me këto fjalë :

“Nëse urgjentisht nuk do te merrni masa konkrete për të ndalur aktivitetet për ndërtimin e ashensorit ne lokacion ku e keni paraparë, ju njoftoj se Forca e re demokratike do ta rishqyrtojë përkrahjen për emërimin tuaj në postin e Kryetarit të Komunës. Hapja e rrugës legale për ndërtimin e objekteve afariste në Ranë është edhe një fakt jo me më pak rëndësi për vazhdimin e përkrahjes tonë”.

  • 1

    Radio