ASH i përgjigjet PDS: Në zgjedhjet në Tivar do ju fshijmë si në ato të Ulqinit

Prej tvteuta18:38, 4 Tetor 2022

Partia Demokratike e Socialistëve dhe Alternativa Shqiptare sot dolen me deklarata të cilat duket se janë fillim i fushatës zgjedhore që po zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve lokale në komunën e Tivarit. Nga PDS e Ulqinit, akuzuan AA se në mungesë të kuadrove cilësor, në listën për këshilltarë në zgjedhjet e Tivarit, kanë vendosur zevendësin e kryetarit të partisë,  Artan Çobin, i cili është edhe zyrtar i Komunës së Ulqinit.

Nga Alternativa Shqiptare u përgjigjen se për një kohë kanë menduar se nuk ja vlen të merreshin me Këshillin Komunal të PDS në Ulqin, pasi janë analfabetë politikë, por për hir të opinionit publik janë të detyruar të theksojnë disa fakte. “Artan Çobi është nënkryetar i Alternativës Shqiptare, partisë më të fortë, më të madhe dhe më të organizuar të shqiptarëve në Mal të Zi. Ai vjen nga një nga familjet më të respektuara të Krajës, ku ka shtëpinë dhe vatrën e tij. Artan Çobi , dhe jo vetem ai, por mijëra banorë të Krajës, pikerisht për shkak të politikes suaj, duhej të kërkonte punë jashtë Krajes, te cilen e shkatërruat në çdo kuptim me neglizhencen dhe qendrimin armiqësor, por  nuk arritët të shuani dashurinë për Krajën, çka do tu kthehet në kokë përfundmisht më 23 tetor.  Artan Çobi nuk është në listën e Dritan Abazoviq, por në listën e koalicionit dhe e përfaqëson me dinjiteti partinë më të fortë të  shqiptarëve në Mal të Zi, Alternativën Shqiptare. “, thuhet në reagim. Nga ky subjekt akuzojnë PDS se i kanë urdhëruar disa politikanë që të mos lejojnë partitë shqiptare të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në Tivar, por se e kanë të kotë pasi shqiptarët përsëri atje do të kenë përfaqësues dinjitoz.

“Në zgjedhjet në Tivar do të pësoni disfatë ashtu edhe si në ato të Ulqinit.”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e ASH.

  • 1

    Radio