Rajoni/Bota Më shumë

Arta Agani: Galeria Kombëtare e Kosovës mund të vizitohet në formë virtuale

Prej tvteuta13:14, 11 Prill 2020

Koronavirusi në të gjithë botën ka ndryshuar stilin e jetesës dhe tek të gjithë ka sjellur rregulla të reja. Në Kosovë situata është e njëjtë si në vendet tjera të Ballkanit Perendimor, banorët i përmbahen rregullave dhe vezhdojnë të sillen sipas vendimeve të sjellura nga Qeveria e Kosovës. Edhe pse pothuajse çdo gjë është e bllokuar, institucionet përpiqen të jenë afër banorëve . Arta Agani, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës për Televizionin Teuta tregon se në  web faqen dhe në facebook-un e galerisë , adhuruesit e artit mund të gjejnë galerinë e ekspozitave  të cilat ishin aktuale para se të mbyllen të gjitha institucionet. Në këtë  mënyrë atyre  u mundësohet vizita vitruale e ekspozitave, të cila më parë janë filmuar në formë tredimensionale.

  • 1

    Radio