Sociale Më shumë

“Art Club” boton librin “Varrezat në Anë të Malit – Ulqin” të autorit Ali Bardhi

Prej tvteuta10:10, 6 Tetor 2016

Në edicionin botues të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, këto ditë doli nga shtypi libri “Varrezat në Anë të Malit – Ulqin” i autorit Ali Bardhi.  Libri është rezultat i projektit “Hulumtimi dhe studimi i varrezave në trevën e Anës së Malit (Ulqin)”, që filloi në vitin 2012 dhe përfundoi në vitin 2015, i mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.

Në parathënien e librit, autori bën të qartë se studimi përfshin vetëm varrezat e pjesës së trevës së Anës së Malit që i përket Komunës së Ulqinit, kurse pjesa e Anës së Malit e mbetur brenda Bashkisë së Shkodrës nuk është përfshirë në këtë studim. Pjesën kryesore të librit e zë materiali i evidentuar gjatë punës në terren, ku janë paraqitur fotografitë e gurvarreve me mbishkrime arabe-osmane të gjetura në trevën e Anës së Malit (Ulqin), si vendvarre në varreza apo të veçuara. Ky libër voluminoz është studimi i parë serioz dhe gjithëpërfshirës që për objekt hulumtimi ka varrezat në trevën e Anës së Malit.

  • 1

    Radio