Sociale Më shumë

Arsimi në qendër të vëmendjes

Prej tvteuta15:02, 16 Tetor 2015

Nisur, nga rëndësia  që ka arsimi si hap drejtë së  ardhmes dhe  begatisë së gjeneratave të reja  strukturat udhëheqëse  komunale  në  programin e tyre  dhe në axhendat, kësaj  fushe  i  kanë kushtuar dhe  i kushtojnë rëndësi të  vecantë.

Tani, kur ka filluar  viti i ri akademik  i rikujtojmë   të gjithë studentët,  të rinjtë tanë, prindërit e tyre dhe  opinion e  gjërë  që  gjatë muajve  të verës  dhe në  vazhdim janë  realizuar  një sërë takimesh me Ministra, dhe zyrtarë të lartë të Malit të Zi, Shqipërisë  dhe Kosovës  ku në  fokus ka qenë arsimi-shkolla shqipe  dhe  problemet  që e përcjellin atë.

Kryetari i Ulqinit, Fatmir Gjeka  dhe bashkëpunëtorët  po ashtu kanë  ngritur shqetësimin  për rregjistrimin e të rinjve tanë në  Akademinë  policore në Danillograd.

Krahas ministrit  të Arsimit Boshkoviq  takime janë  realizuar  edhe  me  Drejtoreshën e këtij  institucioni Z. Milica Pajoviq .

U ftuan instruktorët e Akademisë  në Ulqin  të  cilët punuan  me   nxënësit tanë .

Ministri Boshkoviq paralajmëroi se  cdo gjë ka përfunduar e në rradhët e  kësaj Akademie  pas   shumë vitesh do të ketë dhe të  rinj shqiptarë. Ata mund të llogarisin  edhe  në bursën e Komunës.

Me këtë rast i shprehim mirënjohje të  gjithë atyre të cilët na ndihmuan  që   të realizojmë  këtë dëshirë  të të rinjve tanë dhe llogarisim që vitin e ardheshëm interesimi do të  jetë edhe më i madh.

Dhe në  fund  tani, kur studentët tanë kanë  nisur   rrugën e tyre  të jetës  univeritare  u premtojmë  se  tek  pushteti  vendore në Ulqin dhe tek Kryetari Fatmir Gjeka  përherë  do të gjejnë  mbështetje dhe  vëmëndje  parësore.

  • 1

    Radio