Sociale Më shumë

Arsim Cuca shkresë ministrit Shehoviq- Mësimi të bëhet online, shkollat mos të hapen

Prej tvteuta09:42, 18 Nëntor 2020

Shkolla fillore “ Bedri Elezaga” si duket do të  vazhdojë të punojë në metodën  on line.Drejtori I shkollës në fjalë  është i mendimit që nuk është momenti i duhur për të hapur shkollat që mund të kenë pasoja të pa imagjinueshme të përhapjes së virusit,edhe ashtu  tejet të përhapur në Anë të Malit.

Ai me shkrim është drejtuar Ministrit të arsimit Damir Shehoviq ku kërkon që për shkak të situatës tejet të rënduar të vazhdohet me mësimin on line.

Drejtori Cuca shprehet  se për një kohë të shkurtë kanë humbur jetën me këtë virus dy të rinj, një punëtorë i arsimit,dhe tjetri kryetar i Këshillit të Prindërve.

Poashtu një shkresë është nisur edhe Epidemiologut Dr. Adis Martinoviq sipas sygjerimit të Ministrisë së Arsimit,për ta vlerësuar situatën në Anë të Malit.

Drejtori Cuca shprehet se është më se i bindur që do të hasin në mirëkuptim ai sygjeron edhe mbylljen e kafiterive për momentin.

 

 

 

  • 1

    Radio