Arrin në 247 numri i viktimave nga tërmeti në Itali

Prej tvteuta09:57, 25 Gusht 2016

Vazhdon të rritet ende numri i viktimave nga tërmeti i mëngjesit të djeshëm që goditi Italinë Qendrore. Deri më tani numri i viktimave dyshohet të jetë 247, ku mes tyre ka dhe fëmijë.

Qindra të plagosur po marrin ndihmë mjekësore në spitale të ndryshme të vendit.Numri i viktimave është konfirmuar nga vetë Mbrojtja Civile. Ata bëjnë me dije se 2500 persona janë evakuar. Sipas mediave italiane raportohet se nga ora në orë vjen duke u rritur numri i viktimave, të cilët nuk mund të mbijetojnë nga plagët e shumta.Brenda 24 orëve raportohet se ka patur edhe 300 lëkundje të reja.

  • 1

    Radio