Aktuale Më shumë

Arrihet marrëveshja, Kosova bëhet me kod telefonik shtetëror

Prej tvteuta10:18, 14 Nëntor 2016

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës , Edita Tahiri, kryenegociatore në bisedimet në Bruksel ka bërë të ditur se është arritur Marrëveshja për kodin telefonik shtetëror të Kosovës, mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.“Kosova tashmë do ta ketë kodin telefonik shtetëror të saj, që është 383, i cili do të alokohet nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve.

ITU-ja do t’ia alokojë Kosovës kodin telefonik 383 më 15 dhjetor 2016”.“Shteti ynë do ta ketë kodin e vet telefonik sikur edhe shtetet tjera dhe do të ketë sovranitet të plotë për kodin e vet telefonik, ndërsa të gjitha kodet tjera që janë përdorur deri më tani( 381, 377, 386) do të largohen nga përdorimi”, ka deklaruar ministrja Tahiri.

  • 1

    Radio