Aktuale Më shumë

Arrestohet Sait Fishta, akuzohet për ndërtim të paligjshëm

Prej tvteuta10:07, 8 Shkurt 2016

Ish kryetari i Komunës së Velipojës, Sait Fishta njëkohësisht biznesmen i ndërtimit u arrestua nga policia të dielën në mbrëmje. Fishta hetohej në gjendje të lirë për 9 pallate, që po ndërtoheshin në mënyrë të paligjshme në Velipojë. Pavarësisht se u mor i pandehur për lejet e ndërtimit, Sait Fishta vazhdoi punimet në këto godina.
Dje prokuroria vendosi sekuestrimin e ndërtesave, ndërsa në mbrëmje urdhëroi ndalimin e biznesmenit, që ishte edhe kandidat për deputet i PS në Shkodër, në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Arrestimi u krye me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës.

  • 1

    Radio