Arrestohet personi që kërcënoi deputetët e PDS-së

Prej tvteuta16:04, 4 Gusht 2016

Zyrtarë të policisë kriminale të luftës kundër sajber krimeve kanë arrestuar Lui Dushaj (45) nga Tuzi i cili dyshohet të ketë kërcënuar deputetet nga radhët e DPS-it: Nikollë Gegaj, Halil Dukoviq dhe Luigj Shkrela.

Dushaj ka pranuar fajësinë dhe se në kompjuterin e tij janë gjetur materialet që vertetojnë këtë. Dushaj në llogarinë e tij në Facebook, nëmes tjerash  kishte shkruar se tradhtarët nga fotografia tragjikisht kanë humbur jetën dhe se varrimi do të bëhet në vorrezën Çepurci në Podgoricë me 8 mars. E gjithë kjo erdhi pasi tre deputetët shqiptarë nga radhët e DPS-së, Nikollë Gegaj, Halil Dukoviq dhe Luigj Shkrela nuk kanë përkrahur propozimin e ligjit për organizimin e ri territorial të Malit të Zi me çka Tuzi-Malësia do të fitonte statusin e komunës së plotë.

  • 1

    Radio