Sociale Më shumë

Arrestohet personi që ka..

Prej tvteuta17:15, 20 Qershor 2021

– Policia e Podgoricës arrestoi MM (55) vjeç  i cili fyeu redaktoren  e Kanalit Parlamentar të Televizionit të Malit të Zi Sllavica Krushçiq Vasovi.

Më 18 qershor, Krushçiq Vasovi ka ngritur padi në Qendrën e Sigurisë në Podgoricë, duke deklaruar se një person po i dërgonte asaj mesazhe fyese dhe fotografi si  dhe video me përmbajtje të qartë përmes një rrjeti komunikimi elektronik.

” Zyrtarët  e policisë së Podgoricës menjëherë morën masa dhe veprime për të ndriçuar ngjarjen ku  gjetën dhe burgosën MM (55),” thanë nga Drejtoria  e Policisë.

Thuhet se për ngjarjen është  njoftuar prokurori i shtetit në Prokurorinë Themelore në Podgoricë, i cili deklaroi se në veprimet e M.M.  nuk kanë  elementë të veprës penale ndjekja e së cilit ndërmerret sipas detyrës zyrtare.

” Nëpunësit   e policisë e privuan M.M nga liria për shkelje të Nenit 7 të Ligjit për Rendin Publik dhe Paqen (fyerje e rëndë, veçanërisht sjellje e pafytyrë, e paturpshme dhe ofenduese),”  kanë kumtuar nga Drejtoria e Policisë.

Siç shtuan ata, MM u soll para gjykatësit kompetent për kundërvajtje.

  • 1

    Radio