Aktuale Më shumë

Arrestohet një shtetas shqiptar

Prej tvteuta07:48, 6 Shkurt 2023

Një shtetas shqiptar është arrestuar pasi është kapur duke transportuar 16 emigrantë drejt Malit të Zi. Policia është në kërkim të dy bashkëpunëtorëve të tij që kanë mundur t’i shpëtojnë policisë.
Siç bëhet e ditur, në operacionin “Rrjeti” është arrestuar një shtetas shqiptar. Në lidhje me këtë rast, në kërkim janë edhe për A.Gj. (48) dhe R.S. (30)
Në afërsi të Kastratit, 16 emigrantë duhej të transportoheshin në Mal të Zi, prej nga do të shkonin në Bashkimin Evropian.
Ata u transportuan me tre automjete.
Mbledhja e provave për këtë rast është në vazhdim dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për procedim të mëtejshëm.

  • 1

    Radio