Aktuale Më shumë

Arrestohet një 18-vjeçar nga Ulqini. Akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë

Prej tvteuta16:53, 31 Gusht 2022

Një person i moshës tetëmbëdhjetë vjeçare me incialet H.L. nga Ulqini është arrestuar me dyshimin se mbrëmë rreth orës 1 të mëngjesit  ka tentuar të vrasë bashkëqytetarin me inicialet A.R. Nga Drejtoria e Policisë thonë se, tetëmbëdhjetë vjeçari ka shtënë në drejtim të veturës në të cilën ndodhej A.R. në zonën e Shtojit të Poshtëm.

Për ngjarjen policia ka njoftuar Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, ku gjatë hetimeve janë marrë gjurmët nga vendi i ngjarjes dhe janë intervistuar disa dëshmitarë.

Prokurori ka urdhëruar që ndaj 18-vjeçarit të bëhet kallëzim penal për vrasje të mbetur në tentativë. “Policia e Ulqinit gjatë kryerjes së aktiviteteve në juridiksionin e saj ka ardhur në dyshim se H.L. (18) me një person tjetër, kanë ardhur në shtëpinë e përdorur nga A.R. dhe kanë shtënë dy herë në drejtim të ktij të fundit, gjegjësisht automjetit të tij, gjatë së cilës A.R. nuk ka pësuar lëndime. Më pas ka arritur të arratiset dhe për çdo gjë ka njoftuar vëllain e tij, i cili ka lajmëruar policinë”, thuhet në njoftim.

  • 1

    Radio