Arrestohet djali i Naser Kelmendit

Prej tvteuta16:49, 5 Shtator 2016

Në Maqedoni, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Interpoli malazez, është arrestuar Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit, i cili është aktualisht në burg në Kosovë. Elvis Kelmendi detyrohet të shlyej dënimin me burg prej nëntë muajsh për veprën penale të nxitjes për shpërdorim të pozitës zyrtare.

Ai në periudhën prej  24 deri më 26 maj të vitit 2010 ka  nxitur zyrtarët të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme , Svetozara Popoviq dhe Ksenija Mitroviq, që të tejkalojnë kompetencat e tyre zyrtare dhe lëshojnë dokument për nënshtetësinë e tij malazeze dhe dokumentet e identitetit.

Popoviq dhe Mitroviq u shpallen fajtor për shpërdorim të pozitës zyrtare, kurse për Kelmendin u lëshua urdhër –arresti ndërkombëtar.  Atij për momentin  i është vendosur  masa e paraburgimit për ekstradim.

  • 1

    Radio