Arrestohen në Budva për shkak të flamurit shqiptar

Prej tvteuta10:08, 22 Qershor 2016

Tre shtetas të Shqipërisë janë ndaluar dje nga policia e Budvës për shkak se në automjetin e tyre ishte i shpallur flamuri shqiptar, dhe sipas deklaratave të policisë, provokimit verbal që personat në fjalë kanë kryer ndaj kalimtarëve të rastit.

Mediat malazeze shkruajnë se pas ankesës së qytetarëve ka reaguar policia e qytetit, e cila pas ndalimit të automjetit ka bërë shoqërimin e tyre në stacionin e policisë, me arsyetimin e shkeljes së ligjit për simbolet kombëtare.

Sipas këtij ligji, ngritja publike e simboleve të shteteve të huaja, përveç në vendet dhe rastete e parashikuara, është e ndaluar.

  • 1

    Radio