Aktuale Më shumë

Arrestohen 4 persona. Dyshohet se vidhnin motorët e varkave në Ulqin

Prej tvteuta15:17, 16 Dhjetor 2022

Policia e Ulqinit ka arrestuar katër persona të cilët akuzohen për vjedhje të rëndë në një kohë të gjatë.

Të dyshuar për këtë vepër penale janë personat me inicialet V.T. (32), A.P. (22), L.M. (24) dhe Lj.M. (22). Personat në fjalë dyshohen se nga gjithsej katër mjete lundruese kanë tjetërsuar motorët, vepër që e kanë kryer natën e 2 dhe 3 dhjetorit në Plazhin e Madh, si dhe natën ndërmjet 11 dhe 12 dhjetorit në Valdanos.

Të dyshuarit do t’i dërgohen prokurorit kompetent për procedurë të mëtutjeshme së bashku me kallëzimet penale.

  • 1

    Radio