Arrestohen 20 persona që përgatisnin rrëmujë gjatë zgjedhjeve?
Prej tvteuta14:21, 16 Tetor 2016
Disa media njoftojnë se policia ka arrestuar 20 persona në Podgoricë dhe rrethinë të cilët dyshohen se panifikonin të shkaktonin rrëmujë në ditën e zgjedhjeve. Sipas njoftimeve jozyrtare këto persona në Mal të Zi kanë hyrë gjatë natës së mbrëmshme.
Presidenti Vujanoviq nuk ka dashur ta komentojë rastin, kurse kryeministri Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi është shtet serioz dhe kushdo që tenton të luaj me këtë do të përfundojë ashtu si e edhe kanë përfunduar deri tani. Drejtori i Drejtorisë së Policisë Sllavko Stojanoviq ka konfirmuar arrestimin e tyre , dhe njoftoi se bëhet fjalë për shtetas të Serbisë.