Arrestohen 11 punonjës së bankës CKB në Nikshiq

Prej tvteuta14:54, 25 Nëntor 2016

Policia e Nikshiqit me urdhër të Prokurorisë Speciale ka arrestuar sot ish drejtorin dhe 10 punonjës të Bankës Komerciale Malazeze, me akuzën se me veprime të jashtë ligjshme prej vitit 2007 deri në vitin 2011 kanë dëmtuar bankën në shumën prej 4 milion eurove.

Para arrestimit, siç thuhet nga policia, janë kryer hetime disa vjeçare të cilët kanë siguruar prova të mjaftueshme për arrestimin e tyre. Të arrestuarit dyshohen se gjatë kësaj periudhe në mënyrë të vazhdueshme kanë kryer tranferime parash prej një llogarie në llogari të tjera , si dhe tërheqjen e parave pa dijeninë e pronarëve të llogarive, duke i shkaktuar kështu bankës dëme të mëdha financiare. Nën akuzë është i përfishirë edhe një person tjetër, i cili nuk ëashtë arrestuar për arsye shëndetësore.

  • 1

    Radio