Arrestohen 10 brazilianë, dyshohen për akte terroriste në Lojrat Olimpike

Prej tvteuta10:07, 22 Korrik 2016

Të paktën 10 persona, pjesë e një grupi të dyshuar terroristë janë arrestuar nga policia federale në Brazil. Ata dyshohet se po përgatisnin akte terroriste për Lojëra Olimpike.

Autoritetet thanë se ata nuk ishin anëtarë të të ashtuquajturit Shteti Islamik, por ishin përpjekur të kontaktonin me pjesëtarët e këtij grupi.Arrestimet u bënë në shtetin jugor të Paranas. Arrestimet vijnë pak më shumë se dy javë para fillimit të Lojërave Olimpike që do të zhvillohen në Rio de Janeiro.Ministri i Drejtësisë Alexandre Moraes tha një konference shtypi se të gjithë të arrestuarit ishin brazilianë.

  • 1

    Radio