Politikë

Aktuale Më shumë

Arrestimi i Llazoviqit dhe Katniqit është një ditë e madhe për drejtësinë

Prej tvteuta14 April 2024

Dritan Abazoviq, kryetar dhe këshilltar i LQ URA, ka theksuar se kjo është një ditë e madhe për drejtësinë, me rastin e informacionit për arrestimin e ish-policit Zoran Llazoviq dhe Millivoje Katniq. “Pas kaq shumë vitesh beteje, persekutimi, propagande, të pavërteta dhe nënshtrime nga Llazoviqi, Katniqi dhe shumë ndihmës të tyre – siç e përmenda, e vërteta e gjeti rrugën e saj”, tha Abazoviq. Ai përgëzoi Prokurorin Special të Shtetit Vlladimir Novoviq dhe të gjithë punonjësit e SDT-së dhe SPO-së, e veçanërisht z. Predrag Shukoviq, për realizimin e këtij operacioni kompleks “Dora e drejtësisë nuk ndalet! Vazhdojmë, tani gjithçka është më e qartë për të gjithë”, ka përfunduar Abazoviq.