Arrestime për shkak të fajdeve
Prej tvteuta7 April 2016

Hajdar Qufaj nga Deçani i Kosovës me banim në Ulqin, është arrestuar nga policia për shkak të dhënies së parave me fajde. Nga Drejtoria e policisë kanë njoftuar se aktivitetet e Qufaj janë zbuluar gjatë aksionit “Kopça”, kur edhe është dyshuar se personi në fjalë gjatë vitit 2007 i ka dhënë 20.000 euro me fajde ulqinakut me inicialet V.L, me kamatë prej 20% në nivel mujor. Në këmbim të fajdes palët kanë nënshkruar një kontratë fiktive për shitblerjen e një pasurie të patundshme, të cilën Qufaj e ka shitur më pas për 100.000 euro, pasi V.L nuk kishte mundësi ti kthente borxhin. Nga këto Qufaj ka mbajtur pçr vete 40.000 euro, thuhet në njoftimin e policisë.