Sociale Më shumë

Arian Murati:Cdo dite e Gjekes si kryetar  eshte feste per bandat e korrupsionit me te madh ne Ulqin

Prej tvteuta23:16, 23 Shkurt 2016

Kryetari I klubit te keshilltareve te Forces ne kuvendin komunal te Ulqinit Arjan Murati  ka shprehur disa here papajtueshmerine per politiken udheheqese te kryetarit te komunes Fatmir Gjeka. Murati  shkarkimin e tre sekretareve te forces e quan nje veprim skandaloz,duke e quajtur Gjeken,si kampion I skandaleve ne komunen e Ulqinit.

 

Ai shprehet per televizionin Teuta se e ka humbur besimin tek Gjeka ashtu si edhe keshilletaret e tjere te Forces per nje sere faktoresh e nje nder ta eshte tentimi per te mbledhur  ne menyre te paligjshme kuvendin komunal ku I deshtoj.Manipulimet,keqperdorimet dhe tejkalimet ne buxhetin e komunes se Ulqinit jane te shumta e kjo eshte nje tjeter arsye se pse kryetari Gjeka nuk e ka me besimin tim dhe keshilltareve te tjere te forces si dhe te gjithe struktures parlamentare ne kuvendin e komunes se Ulqinit.Ai shprehet se Gjeka duhet te largohet sa me pare nga posti I kryetarit te komunes.Cdo dite e tij si kryetar I komunes se Ulqinit eshte feste per bandat e korrupsionit me te madh ne komunen e Ulqinit. Hapi numer nje per zgjidhjen e situates politike ne komunen e Ulqinit eshte largimi I tij,vetem pas kesaj  mund te ulemi ne formen e dialogut te bejme nje marreveshje ose per qeveri teknike apo deri ne zgjedhje te parakohshme,perfundon ai.

  • 1

    Radio