Arian Murati nënkryetari I tretë I Komunës së Ulqinit
Prej tvteuta27 April 2016
Gjatë ditës së sotme në seancën e Kuvendit Komunal u zyrtarizua emërimi I Arian Muratit si nënkryetar I Komunës së Ulqinit, ndërkohë ai deri tani ka qënë kryetar I Klubit të këshilltarëve të Forcës së re Demokratike. Gjithashtu u aprovua kryeadministratori Kapllan Muçaj, nga Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” I cili do te vazhdoje të jetë në këtë funksion.Ndërkohë në fillim të mbledhjes për këshilltarë të ri në klubin e Unionit demokratik të Shqiptarëve u përzgjodhën Jasmina Hasa dhe Gazmend Kaleziq, në vend të Mehmet Zenkes, i cili tani është drejtor i NP “Veprimtari komunale”, dhe Hadixhe Gjonit, e cila është nënkryetare e Komunës.