Arian Murati në përkrahje të sportit të Ulqinit
Prej tvteuta20:28, 12 Maj 2016
Nënkryetari I Komunës së Ulqinit, dhe funksioner I Forcës së Re Demokratike, Arian Murati përmes një postimi në rrjetën sociale Facebook, njofton se ka filluar përkrahja e sportit nga ana e pushtetit vendor. Murati njofton se Klubit të fudbollit Otrant-Olympik, me iniciativën e tij I është paguar shuma prej 3000 eurosh nga komuna.
“Së shpejti do të kemi vendimin në Kuvendin Komunal në lidhje me financimin e sportit në përgjithësi. Komuna e Ulqinit do të rrisë përkrahjen për sportin, si një nga segmentet e rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë në pergjithësi”, thuhet në postimin e nënkryetarit Murati.
Pagesa për këtë klub vjen si mbështetje për ndeshjet në playoff.
Shpresojmë se sportistët-Ambasadorët e Ulqinit do të kenë në të ardhmen mbëstetjen e merituar nga institucionet lokale pasiqë deri më tani ajo ka munguar.
Vlenë të theksojmë se nga Komuna e Ulqinit gjatë vitit të kaluar janë financuar klubet sportive nga Podgorica.