Sociale Më shumë

Arben Llunji : Provimet eksterne për klasat e nënta do të mbahen në datat 13 , 14 dhe 15 prill

Prej tvteuta13:10, 6 Prill 2021

Në bazë të urdhërit të autoriteteve shtetërore , përkatësisht Ministrisë së Arsimit, nxënësit e klasave të nënta në të gjithë Malin e Zi i janë kthyer zhvillimit të mësimit në mes atij nga distanca dhe me prezencë në shkolla. Drejtori i Shkollës Fillore Marshalli Tito në Ulqin , Arben Llunji , tha për Televizionin Teuta se arsyeja e kësaj është përgatitja e nxënësve për provimet eksterne.  Llunji tha se në shkollën e tyre janë kryer të gjitha përgatitjet për provimet eksterne të cilat do të mbahen në datat 13 , 14 dhe 15 prill. Nxënësit do të testohen në lëndën e gjuhës amtare, matematikë dhe një lëndë zgjedhëse.

  • 1

    Radio