Rajoni/Bota Më shumë

Arabi, shpërthim pranë varrit të Muhamedit; tronditet Medina

Prej tvteuta12:23, 5 Korrik 2016

Një atentator vetëvrasës është hedhur në erë në qytetin saudit Medina, në afërsi të Xhamisë së Profetit, një nga vendet më të shenjta të Islamit.Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave atentatori u hodh në erë në momentin kur oficerët e sigurisë ishin të pranishëm në vendnin e ngjarjes. Të paktën 4 persona kanë humbur jetën në qytetin saudit të Medinës. Televizioni “Al Arabiya” ka publikuar pamje të një automjeti në flakë.Xhamia është vendi ku është varrosur profeti Muhamed dhe Medina është qyteti i dytë i shenjtë i Islamit pas Mekës. Më herët, një shpërthim tronditi qytetin lindor të Katifit, shtëpi e minoritetit të myslimanëve shiitë. Një shpërthim që kishte si objektiv pikërisht një xhami shiite, por që për fat të mirë nuk shkaktoi viktima.Ndërsa në qytetin e Xhedahut,gjate dites se djeshme  një tjetër atentator vetëvrasës hodhi veten në erë në afërsi të konsullatës amerikane. Dy oficerë të sigurisë mbetën të plagosur lehtë nga shpërthimi në përpjekje për të ndaluar atentatorin, por askush tjetër nuk pësoi lëndime. 

  • 1

    Radio