Aktuale Më shumë

APK ka nisur hetimet për financimet ruse në Mal të Zi

Prej tvteuta15:37, 16 Shtator 2022

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit do të hetojë akuzat joformale nëse Fronti Demokratik (FD) financohej fshehurazi përmes oligarkëve rusë, mëson jozyrtarisht “Vijesti”. Duke cituar inteligjencën, mediat amerikane raportuan se Rusia shpenzoi të paktën 300 milionë dollarë për të ndikuar në proceset politike në më shumë se 20 vende.

Sipas një burimi nga administrata amerikane, i cili është i njohur me rastin konkret, Zëri i Amerikës ka bërë të ditur se në mesin e tyre ishte edhe FD, por jo edhe se cila ishte shuma e dërguar. Nga kjo aleancë politike është bërë e ditur për “Vijesti” se kjo nuk është një fushatë e rastësishme, por që synon të ndikojë në procesin e zgjedhjes së qeverisë së re në Mal të Zi, pra ta pengojë arritjen e një marrëveshjeje.

Fronti pretendon se fushata po zgjat për një periudhë të gjatë kohore duke cituar shpesh burime jozyrtare nga Departamenti i Shtetit dhe nga adresa të tjera që përpiquen të insinuojnë lidhje midis FD dhe Moskës. Zëri i Amerikës njoftoi, duke cituar një burim nga administrata amerikane, se “bashkëpunëtorët e Oleg Deripaskë-s, oligarkur të njohur rus, i siguruan fonde Frontit Demokratik në vitin 2016 dhe ndoshta edhe para zgjedhjeve të 2018-ës përmes kontratave nga kompanitë offshore. Një burim i Zërit të Amerikës përmendi se mes atyre që morën para nga Moska ishin Milorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës dhe Partia Demokratike e ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha.

Ditën e sotme në ml të Zi mbajti mot jostabil me vranisra dhe reshje t shiut në pjesën më të madhe të vendit. Për nesrë parashikohet mo pashti mot me shi , sidomos në ortë e pasdites kur intenziteti pritet të jetë më i lartë. Era do të fryjë mesatare deir e fortë nga drejtimet  ejugut. Temp 11-21 më elarta 16-25 gc.

 

  • 1

    Radio