Aktuale Më shumë

Apel tek qytetarët që të respektojnë regjimin e komunikacionit gjatë dy ditëve të spektaklit sportiv

Prej tvteuta12:36, 10 Nëntor 2022

Ne Ulqin keto dite do te zhvillohet nje ngjarje e madhe sportive, ku  legjendat e fudbollit jugosllav  do të lartësojnë këtë event sportive ne Ulqin. Sipas organizatoreve Lojrat e Ivanit dhe takimi I fudbollisteve me te medhenj te shekullit te kaluar do ta karakterizojne kete Spektakel per te cilin ka treguar interesim I tere rajoni.  Lidhur me kete aktivitet do te ndryshohet edhe regjimi I qarkullimit ne komunikacion ne nje pjese te qytetit,  kurse për detaje më të hollësishme  kishim të ftuar  në emisionin “Ditë e re”,  kryeshefin e policise komunale Amir Mehmetin.

Zotëri Mehmeti tha se për shkak të fluksit të madh të mysafirëve që do të vine këto ditë për të ndjekur eventin e madh sportiv I cili do të mbahet në Ranë, nga dita e sotme do të ndryshojë regjimi  I qarkullimit në komunikacion.

“Nga sonte në ora 18.00 do të mbyllet rruga nga lokali Posejdon e deri në Ranë, për shkak të përgatitjes për  aktivitetin e të premtës, sic janë vendosja e binës dhe stendave, kurse neser nga ora 9.00 e mëngjesit e deri në mesnatë,  do të mbyllet edhe pjesa tjeter nga Banka e parë (rr. Hafiz Ali Ulqinaku). Ne apelojmë të bashkëqytetarët që të respektojnë këtë regjim dhe ti përdorin veturat vetëm për nevoja të veta , me qëllim që të mos shkaktojmë ndonjë bllokim të panevojshëm në komunikacion”, u shpeh Mehmeti.

Më gjersisht ndiqni bisedën në linkun më poshtë.

https://www.youtube.com/watch?v=i_Bx_yxEb0U

 

  • 1

    Radio