Aktuale Më shumë

Apel për të kursyer energjinë elektrike,akoma pa kufizime dhe rritje çmimesh

Prej tvteuta10:28, 9 Shtator 2022

Kryetari i Këshillit të Drejtorëve të Elektroekonomisë së Malit të Zi,(EEMZ) , Millutin Gjukanoviq, në emisionin Link të Radios së Malit të Zi tha se tani për tani nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe nuk do të ketë kufizime, por nuk mund të thotë se sa do të zgjasë , sepse varet nga disa faktorë.
Ai u bëri thirrje qytetarëve dhe sektorit publik që të respektojnë masat e kursimit që u janë paraqitur përmes fushatës së kompanisë dhe tha se EEMZ po bën gjithçka që të jetë në interes të qytetarëve dhe jo në dëm të kompanisë.
“Na pret një dimër i vështirë dhe sigurisht që do të ketë disa dëme, por të gjithë po luftojnë për të siguruar të paktën një kilovat orë energji më shumë .
Kemi nisur një fushatë të fortë kursimi dhe presim që si familjet ashtu edhe sektori publik ta respektojnë atë. Kemi ofruar edhe zbritje për ata që shpenzojnë më pak dhe mendojmë se ky është një stimulim që qytetarët të veprojnë me përgjegjësi në një situatë shumë të rëndë”, tha Gjukanoviq. Siç theksoi ai, tani po paguajmë pasojat e një politike joserioze në fushën e energjisë.

  • 1

    Radio