Politikë Më shumë

Anketimi i CEDEM: Pozita dhe opozita me përkrahje gati të barabartë

Prej tvteuta17:06, 13 Gusht 2020

Qendra për demokraci dhe të drejtat e njeriut ka publikuar rezultatet e anketimit të fundit të opinionit publik, të cilët tregojnë një ndryshim të moderuar të qasjes së qytetarëve në krahasim me zgjedhjet e vitit 2016. Sipas këtij anketimit, Partia Demokratike e Socialistëve e cila në këto zgjedhje do të dalë në koalicion me partinë Liberale, gëzon përkrahje të 35.3% të qytetarëve, një rënie e konsiderueshme në krahasim me rezultatin e zgjedhjeve të kaluara, kur fituan mbi 41%. Pas saj vjen koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi”, i udhëhequr nga Fronti Demokratik me aleatët e tij, të cilët kanë 24.7% të përkrahjes, ndjekur nga koalicioni “Paqja është kombi ynë”, me 16.5% të përkahjes. Koalicionin “E zeza në të bardhë” e përkrahin 6.6% e qytetarëve, Socialdemokratët 5.3%, kurse Partinë Socialdemokrate 4.2%. Pastaj vijnë partitë e pakicave ku përkrahjen më të madhe e ka ajo boshnjake me 4.8% të përkrahjes, ndjekur nga koalicioni “Lista Shqiptare Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj” me 1.9%,  koalcioni “Njëzëri” 0,4% dhe Forca reformiste kroate me 0,3% të përkrahjes.Sipas këtij anketimit, dalja në zgjedhje planifikohet të jetë rreth 66%. Anketimit i qytetarëve gjithashtu zbulon se shumica nuk janë të kënaqur me punën e qeverisë aktuale e as me drejtimin që ka marrë Mali i Zi.

  • 1

    Radio