Anketimi i CEDEM: PDS partia më e fortë, Fronti mbi 11%

Prej tvteuta16:59, 24 Qershor 2016

Sipas anketimit të kryer nga Qendra për demokraci dhe të drejta të njeriut, Partia Demokratike e Socialistëve vazhdon të jet partia më e fortë në vend me 43% mbështetje, e ndjekur nga Fronti Demokratik me 11, 1 % dhe DEMOS me 10, 3%.

Nga partitë tjera opozitare, Partia Socialiste Popullore gëzon mbështetjen e 8,8 % të anketuarve, Demokratët 7,2%, Partia Socialdemokrate 4,2% , URA 4,1% dhe Partia Bosnjake me 3,5 %. Nën pragun e përqindjes për të hyrë në Kuvend ndodhen Socialdemokratët me 2,4 % përkrahje dhe Mali i Zi Pozitiv me 2,2%.

Anketimi u krye në periudhën prej 8 deri 21 qershor dhe në të morën pjesë 1003 qytetarë të moshës madhore.

  • 1

    Radio