Sociale Më shumë

Ankandi për shtepiza në Bunë kundër vendimeve të Kuvendit Komunal

Prej tvteuta16:43, 16 Nëntor 2016

Si pike e rendit te dites ne mbledhjen e sotme te Kuvendit Komunal ishte edhe diskutimi per ankandin e shumeperfolur per shtepizat e peshkatareve ne lumin Buna. Perfqsuesit e peshkatareve ankandin e quajten te paligjshem dhe kerkuan mbeshtetjen e keshilltareve dhe zyrtareve te Komunes ne kete drejtim.

Njeri nga perfaqsuesit, Atif Hasanagiq, tha se edhe matjet e objekteve te kryera me dron kane qen te pasakta dhe kane shkaktuar indinjate te pronaret. Keshilltari Andrija Qetkoviq tha se eshte detyre e te githeve qe te japin kontributin ne mbrojtjen e jo vetem shtepizave te peshkatareve por gjithe lumit Buna. Ardian Mavriq tha se katalogu i objekteve te perkoheshme ne lumin Buna nuk eshte ne perputhje me Planin strategjik per zhvillimin e Komunes se Ulqinit, prandaj kjo ceshtje eshte edhe me komplekse pasi te Mirat Detare kane shkelur vendimet e sjellura nga Kuvendi Komunal.

Edhe kryetari i Kuvendit Loro Nrekiq shprehu rezerva dhe habi per katalogun e ri te objekteve te perkohshem, perpilimi i te cilit hap dyshime nese  qellimet ishin te mira. U vendos që në pauzë trupi punues i përbërë prej përfaqsuesve të partive politike dhe pronarëve të përpilojë propozimet për miratim nga Kuvendi.

  • 1

    Radio