Aktuale Më shumë

“Anëtarësimi në Frankofoni do të siguronte përfitime të shumta politike dhe ekonomike”

Prej tvteuta14:24, 19 Nëntor 2022

Ne do të punojmë intensivisht për t’u bërë anëtar i asociuar i Frankofonisë sepse kjo do të na sjellë përfitime të shumta politike dhe ekonomike, tha kryeministri në mandat teknik Dritan Abazoviq, i cili po merr pjesë në Samitin e 28-të të Frankofonisë në Xherba.

“Është nder dhe kënaqësi e madhe të përfaqësoj Malin e Zi në samitin e Frankofonisë në Tunizi. Kjo është shumë e rëndësishme për vendin tonë sepse janë të pranishëm 88 vende të botës”, tha Abazoviq.

Ai theksoi se synimi është që Mali i Zi të marrë mbështetje për kandidaturën e tij për një anëtarsim të përkohshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 2026.

“Duke pasur parasysh se gjysma e botës është këtu, mendoj se gjëra të tilla e rrisin dukshmërinë e Malit të Zi dhe mundësojnë që mesazhi që duam të dërgojmë, që është mesazhi i paqes, bashkëpunimit, përparimit ekonomik, të arrijë realisht te njerëzit”, tha ai.

Siç tha Abazoviq, edhe në planin dypalësh duhet të shfrytëzojmë mundësinë për të arritur përfitime konkrete ekonomike me kryeministra dhe presidentë të shumtë shtetesh.

“Tashmë jemi takuar me kryeministrat e Belgjikës dhe Luksemburgut, shpresoj që gjatë ditës të kemi takime dypalëshe edhe me kryeministrin e Armenisë, me presidentët e Tunizisë dhe Francës, i cili është i ftuari kryesor këtu”, tha Abazoviq.

Siç tha ai, e konsideron plotësisht të justifikuar që Mali i Zi të bëjë një hap edhe më të fortë në Frankofoni dhe të bëjë hapin tjetër.

“Hapi tjetër është të jemi anëtar i asociuar dhe presim që kur t’i plotësojmë të gjitha kriteret të bëhemi anëtarë të plotë. Kemi një plan ambicioz për Samitin e ardhshëm dhe besoj se me rrjetet diplomatike dhe ambasadorin tonë , mund të bëjmë shumë”, ka përfunduar Abazoviq.

  • 1

    Radio