Ana e Malit: Në fshatin Zenelaj zbulohet furra e tjegullave
Prej tvteuta11 May 2022
Vetëm 17 kilometra larg Ulqinit, në fshatin Zenelaj , është zbuluar një furrë për tjegulla dhe qeramikë. Sipas banorëve të zonës, kjo furrë është gjetur duke gërmuar me ekskavator rreth një metër nën tokë, në pronën e familjes Hajdari. Banorët e këtij fshati kanë bërë të ditur se arkeologët do të fillojnë kërkimet në vend.