Amir Gjokaj – Projekt i qëlluar
Prej tvteuta15 May 2016

Projekti “Partneriteti lokal kundër abuzimit me droga dhe delikuencës së të miturve” të cilin e ka realizuar OJQ “Horizonti i Ri” në bashkpunim me Ambasaden Amerikane dhe rrjetin e partnerëve lokal të cilin e përbëjnë :Komuna e Ulqini(zyra për parandalimin e narkomanisë),Gjykata Themelore-Ulqin,prokuroria Shtëtërore ,Qendra për punë Sociale,Zyra e policisë në Ulqin dhe Shtëpia e Shëndetit i është dedikuar edukimit të fëmijëve dhe të rinjëve që në fazën e hershme që kësaj kategori ti jepet një pasqyrë e qartë për pasojat e substancave psikoaktive. Kryetari i Gjyqit Themelor në Ulqin,Amir Gjokaj tha se është shumë e rëndësishme që nga ana e shoqatës në fjalë është publikuar një udhëzues i titulluar “Fëmijët në konflikt me ligjin” që pa dyshim do të jetë shumë i dobishëm për fëmijë dhe të rinj ,sepse është i dedikuar moshave të tyre. Gjokaj shtoi se përmes këtij udhëzuesi mund të mësohet për të drejtat e fëmijëve, por edhe per detyrat dhe obligimet e institucioneve përkatëse. “Unë shpresoj fortë se këto aktivitete do të kontribojnë në ngritjen e vetëtëdijes së të rinjëve për pasojat e përdorimit të drogës,si dhe mundësimin e krijimit të një ambijenti ku të rinjtë do të jenë të vetëdijshëm për pasojat dhe dëmet që shkakton kjo e keqe,që në të ardhmen të bëhen anëtarë të sukseshëm të komunitetit”,u shpreh kryetari i gjykatës Themelore në Ulqin Amir Gjokaj. Projekti ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së të rinjve në lidhje me efektet e dëmshme të abuzimit me drogën si dhe fuqizimin e kapaciteteve lokale për parandalimin e sëmundjeve të varësisë, në komunën e Ulqinit.