Aktuale Më shumë

Ambasadorja amerikane viziton nesër Ulqinin

Prej tvteuta15:32, 11 Maj 2016

Neser ne sallen e bibliotekes se Ulqinit, OJQ “HORIZONTI i RI” në kuader te   projektit “PARTNERITETI LOKAL KUNDËR ABUZIMIT ME DROGA DHE DELIKUENCËS SË TË MITURVE”, organizon aktivietin permbylles te projektit, të mbështetur nga Ambasada e SHBA në Podgoricë, përmes Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit.

Në kuadër të këtij projekti është krijuar edhe Rrjeti i partnerëve lokal të cilin e përbëjnë: Komuna e Ulqinit (Zyra për parandalimin e narkomanisë), Gjykata Themelore në Ulqin, Prokuroria Shtetërore në Ulqin, Qendra për Punë Sociale në Ulqin, Zyra e Policisë në Ulqin, Shtëpia e Shëndetit në Ulqin dhe OJQ “Horizonti i Ri”.

Ky Partneritet Lokal synon realizimin e bashkëpunimit më efikas në çështjet e edukimit të fëmijëve dhe të rinjve, shkëmbimit të njohurive dhe përvojave në parandalimin e sëmundjeve të varësisë, sjelljeve të papranueshme dhe dukurive të tjera negative në komunitetin lokal.

Me qëllim të arritjes së këtyre rezultateve, në Ulqin janë realizuar një sërë aktivitetesh siç janë: trajnimi i edukatorëve bashkëmoshatarë në fushën e parandalimit të narkomanisë tek të rinjt, hulumtime në terren për problemin e abuzimit me droga, hartimi i publikimeve me karakter edukues dhe informues e të ngjashme. Projekti finalizohet me hartimin e Planit Lokal për parandalimin abuzimit me droga nga të miturit.

Në këtë aktivitet do të publikohet Udhëzuesi “FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN” dhe do të ndahen diplomat për Edukatorët Bashkëmoshatarë, kurse fjalen e rastit do ta mbajne:

  • Ambasadorja e SHBA në Mal të Zi– Shkëlqesia e saj Margaret Uyehara si dhe
  • Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu.

  • 1

    Radio