AMBASADORJA AMERIKANE VIZITOI ULQININ
Prej tvteuta12 May 2016
Në Ulqin qëndroi për vizitë ambasadorja e SHBA-së në Podgoricë Margaret Ujehara. Takimi i parë ishte planifikuar me kreun e qytetit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij. Kryetari Cungu duke i uruar mirëseardhje i bëri një panoramë të qytetit në shumë këndëvështrime, duke u ndalur veçmas në fushën e turizmit si një prej sektorëve kryesorë. Ai foli për investimet e pritshme dhe zhvillimin e qëndrueshem të qytetit dhe shprehu interesimin edhe për për investitorët amerikan këtë kur kemi parasyshe që në SHBA jeton një komunitet i madh i njerëzve tanë. Nga ana tjetër ambasadorja Ujehara duke falenderuar për pritjen , veçoi bukuritë e Ulqinit, u ndal tek kriporja, foli për mundësitë e bashkëpunimit dhe të investimeve nga diaspora, premtoi angazhim të ambasadës në këtë drejtim, por dhe duke bërë thirje për lehtësimin e procedurave për investitorët e mundëshëm. Pas një takimi tepër miqësorë dhe të hapur u ra dakort që komuna e Ulqinit të aplikojë me një projekt pranë ambasadës që ajo të mbështesë vazhdimin e projektit të kompjuterizimit të shërbimeve në komunën tonë, nëpërmes granteve për rritjen e transparencës që ambasada i ka në dispozicion.