Sociale

Sociale Më shumë

Ambasadori Filo : Politikanët shqiptar në Mal të Zi mbajnë përgjegjësi për humbjet në zgjedhje

Prej tvteuta22 October 2016

Gjatë takimit i cili u mbajt në Ambasadën e Shqipërisë në Mal të Zi në kuadër të prezantimit të projektit “Samiti i parë i diasporës ne Tirane” , në pyetjen  se si e sheh pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi pas zgjedhjeve parlamentare, ambasadori  Ernal Filo u përgjigj se është zhgënjyese që shqiptarët arriten të marrin vetëm një mandat deputeti.  Është koha që vetë politikanët shqiptar të mbajnë përgjegjësi për rezultatin e ketyre zgjedhjeve tha Filo. Në takimet e mbajtura para zgjedhjeve , ambasadori tha se politikanet shqiptare janë këshilluar që të dalin të bashkuar, por përseri ato u ndanë në tri lista, gjë e cila ndikoj në rezultate. Megjithate, ambasador Filo shtoj se Shqipëria cdo herë do të jetë në krah të shqiptarëve në Mal të Zi, qoftë në aspektin politik, kulturor ,arsimor apo atë shoqëror.