Sociale Më shumë

Allaj: Padia ndaj meje nuk ka baza ligjore

Prej tvteuta17:14, 11 Qershor 2016

Pronari i lokalit “Shisha Bar” Skender Allaj, të cilit para disa ditëve i mbërritit padia penale për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë në lokalin e tij gjatë ndeshjes në mes Armenisë dhe Shqipërisë, tha për televizionin Teuta se kjo padi ndaj tij nuk ka asnjë bazë ligjore, pasi policia as nuk ka shkelur mbrenda lokalit ku ndodheshin tifozët.

Ai tha se mbrenda në lokal nuk ka ndodhur asnjë incident, dhe as ka pasur thirrje fyese ndaj popujve tjerë.

Çfarë ka ndodhur jashtë lokalit apo në vendet tjera nuk është përgjegjësi e imja, tha  Allaj, i cili nuk la pa fajësuar edhe policët, për të cilët tha se nuk kanë treguar kompetencën e duhur në këtë ngjarje.

  • 1

    Radio