Ali Daci: Malësisë së Rozhajës i digjen mushkërit dhe vatra e dijes ShF” Dacaj” në Dacaj
Prej tvteuta16 May 2020
Gjate dites se djeshme ne Komunen e Rozhajes ka shperthyer zjarri ne shume lokacione i cili eshte perhapur me shpejtesi te madhe per shkak te eres e cila e ka perhapur edhe me shume. Gjate dites se sotme eshte mbajtur edhe takimi ne mes te Trupit koordinues qeveritar dhe atij komunal, Qendres se sigurise dhe Drejtorise per situata te jashtezakonshme, ne te cilin eshte konstatuar se jane evidentuar 14 shperthime te zjarreve me permasa te medha ne zonat pyjore, e poashtu deme te medha jane evidentuar edhe ne fshatin Dacaj, duke u demtuar rende edhe SHF “Dacaj”, ne te cilen dyshohet se zjarri ishte i vendosur qellimisht. Ne vazhdim mund te lexoni postimin e mesimdhenesit dhe banorit te fshatit Dacaj, z. Ali Dacit, i cili e spjegoi situaten detajisht: Shkruan: Ali Daci Malësisë së Rozhajës i digjen mushkërit dhe vatra e dijes ShF” Dacaj” në Dacaj Zjarri i ditës se djeshme kishte kapluar depon e drureve të shkollës shqipenë Dacaj dhe në saje të intervenimit të eskavatorve të ndërmarrjes së ndertimit të rrugëve “Euroasfalt ” depoja me plot dru e ndezur u shua në ujin e lumit pranë shkollës dhe kështu i shpetoj djegjes shkolla gjatë ditës por jo edhe gjatë natës, pasiqe në oren 23 dikish i vuri zjarrin shkollës nga mbrenda. Personi i panjohur gjerë më tani nga ana e kundërt e hyrjes kishte thyer grilen dhe dritaren e shkollës dhe në zyrën e drejtorit kishte vu zjarrin. Njësitë e zjarrfikësit kishin arrit ta lokalizojnë zjarrin dhe në saj të intervenimit ajo shpetoj pa u bërë shkrumb e hi. Pra këtu s ‘ kemi të bëjmë më fatkeqësi natyrore por më fatkeqësinë njerëzore. Organër e hetuesisë për këtë rast makabër janë duke i hetuar pistat e dyshimit. Duhet theksuar se kjo shkollë është sulmuar edhe më parë duke e thyer e venë zjarrin depos së drurëve.