Aktuale Më shumë

Albin Kurti paralajmëron luftë në Kosovë

Prej tvteuta18:04, 21 Shtator 2016

Ish kreu i vetëvendosjes Albin Kurti, paralajmëron se çështja e demarkacionit mund të sjellë sërish luftë në Kosovë brenda 5 viteve.“Kufiri është çështje e ndarjes së territorit. Nuk kemi tokë për të falur. Në atë tokë është derdhur gjak dhe ne s’kemi gjak për të falur. Thaçi dhe Mustafa të japin dorëheqjen. Në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë”, tha Kurti nga Tirana, gjatë takimit të djeshem me kryefjalë demarkacionin me Malin e Zi.Kurti ka deklaruar se shtyrja e këtij vendimi nga ana e qeverisë së Kosovës i ka shpëtuar vendit 8200 hektarë tokë:“Më datën 1 shtator është arritur një sukses i madh, pasi kemi shpëtuar 8.200 hektarë. Nuk mund të kesh kufi pa pasur territor. Me marrëveshjen e Thaçit e Mustafës ne kemi një kufi të ri, jo demarkacion,perfundon Kurti.

  • 1

    Radio