Sociale Më shumë

Alarmante :Një pjesë e qytetit 70 orë pa ujë.

Prej tvteuta13:48, 11 Dhjetor 2015

Nga Ndërmarrja komunale Publike “Ujësjellës Kanalizime” lajmërojmë që furnizim të rregullt me ujë nuk do të ketë deri ditën e shtunë në orët e vona të pasdites.

Të  mërkurën mbrëma në orën 17.00 është paralajmëruar se nuk do të ketë furnizim me ujë 24 orë,deri të ënjtën në ora 17.00. Mirëpo situata gjatë riparimit të gypave komplikohet dhe në mungesë të një pjese për lidhjen e gypave qytetarët e Ulqinit do të mbesin pa ujë rreth 70 orë.

Sipas drejtorit të Ndërmarrjes Komunale “Ujësjellës Kanalizime” Fehim Avdiu, nuk ka gjasa se do të kemi furnizim me ujë deri ditën e shtunë.

“Ishte kërkesa e KFW bankës të ndërhyjmë në ndarjen e gypave që të evitohen më lehtë humbjet e ujit. Nuk kemi mundësi që edhe sot të arrijmë ta përfundojmë punën e filluar,kështu që një zonë e qytetit nuk do të ketë ujë deri nesër pasdite”shprehet për Televizionin Teuta drejtori Avdiu.

  • 1

    Radio