Aktuale Më shumë

Alarm për sulm terrorist, 1 i arrestuar në Bruksel

Prej tvteuta09:50, 21 Qershor 2016

Policia belge ka arrestuar një person në orët e para të së martës, pranë një qendre tregtare, pas dyshimeve që ishte i pajisur me eksploziv dhe se po planifikonte një sulm terrorist.

Zona përreth qendrës tregtare City2, një ndër më të mëdhatë në Bruksel kryeqytetit belg, është rrethuar nga forca të shumta të sigurisë.“Një person u arrestua rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm, pas dyshimeve të forta se mbante me vete eksploziv. Forcat xheniere po kryejnë verifikimet”, tha një zyrtar belg.

Forcat e sigurisë në Belgjikë mësohet se kanë zhvillur një takim me Kryeministrin Charles Michel për të diskutuar rreth incidentit në fjalë.

  • 1

    Radio