Aktuale Më shumë

Akuzat për punësime partiake. Bajraktari thotë se të gjitha janë miratuar nga Ministria e financave

Prej tvteuta16:11, 29 Shtator 2022

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, mohoi sot akuzat e paraardhësit të tij dhe opozitës për vazhdimin e punësimeve partiake dhe nepotiste në institucionet e administratës lokale.

Ai tha se ata që kanë punësuar mbi 100 persona pa plotësuar asnjë kriter nuk kanë të drejtë të bëjnë akuza të tilla. Sipas tij, pushteti aktual ka marrë miratim nga Ministria e financave për çdo punësim të kryer, ndërsa për sekretarët së shpejti do të shpallen edhe konkurset përkatëse.

  • 1

    Radio